Lutje, sakrificë, ndjekje e traditës së ndarjes më të varfrit: Kurban
Bajramin e festojnë mijëra muslimanë nëpër botë, në kushte të ndryshme,
por me rite të njëjta.
Festa e flijimit siç njihet ndryshe, nje nder me te rendesishmet e kalendarit mysliman, kremton vullnetin e profetit Ibrahim per te sakrifikuar te birin, Ismailin si gjest nenshtrimi ndaj Zotit. Ajo sjell dhe nje tjeter tradite te rendesishme: goditjen e se keqes me gure gjate pelegrinazhin e haxhit ne Meke.
Lutja e Kurban Bajramit mund kryhet ne çdo kohe pas lindjes se diellit deri perpara ores 12 te drekes ne diten e 10-te te Dhul Hijjah, muaji i fundit i kalendarit islamik. Perpara se te shkojne ne xhami, besimtaret duhet te kryejne nje rituale pergatitjeje, i cili perfshin veshjen e rrobave te reja, kujdes te vecante per higjenen vetjake, avdesin dhe recitimin e Salat al-Fajr, lutja perpara agimit.
Ne Indonezi, vendi me popullsine me te madhe myslimane te botes, qe dy perpara festes, besimtaret vershuan te blinin desher e qingja per kurban, edhe pse cmimet jane rritur ndjeshem kete vit.
Qindra filipinas mbushen nje park te Maniles per lutjet e mengjesit ne kremtim te Kurban Bajramit. Pas faljes, familjet zhvilluan nje piknik e ndane ushqimin me pjesetare te tjere te komunitetit.
Ne Sirine e munduar nga konflikti i brendshem e se fundi nga avansimi i grupit te frikshem terrorist, ISIS, terhoqi vemendjen pjesemarrja e Bashar al Assad-it ne ceremonine e oreve te para te dites ne xhamine Nu’man bin Basheer te Damaskut.
Presidenti i Autoritetet Palestinez, Mahmud Abaz, e shfrytezoi faljen e Kurban Bajramit per te percjelle shpresen se festa e ardhshme do t’i gjeje palestinezet ne shtetin e tyre me Jeruzalemin per kryeqytet. Festa e sakrifices eshte kremtuar edhe nga myslimanet ne Rusi, Australi e pjese te tjera te globit.
Top Channel