
Qeveria e sapozgjedhur suedeze njoftoi se ka ndërmend që të njohë shtetin e Palestinës, duke u bërë kështu vendi i vetëm i Bashkimit Europian që e ndërmerr këtë vendim si anëtare e unionit.
“Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës mund të zgjidhet vetëm me krijimin e dy shteteve”, deklaroi para parlamentit kryeministri i sapozgjedhur i vendit, Stefan Lofven.
Lofven është pjesë e qendrës së majtë që krijoi mazhorancën nga zgjedhjet e fundit me ndihmën e të gjelbërve.
Nëse do të vendosë për ta njohur Suedia bëhet vendi i katërt i BE-së që njeh pavarësinë, duke iu bashkuar Polonisë, Hungarisë dhe Lituanisë, vende që e kanë njohur Palestinën para se të anëtarësoheshin në BE.
Suedezët votuan muajin e kaluar në zgjedhjet parlamentare ku qendra e djathtë e drejtuar nga ish-kryeministri Fredrik Reinfeldt humbi pas 2 mandatesh qeverisjeje.
Top Channel