Mesazh i fortë nga Jerusalemi/ Greqia, Izraeli dhe Qipro forcojnë boshtin e sigurisë
Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë hyrë në qytetin kurd të Sirisë, të rrethuar deri më sot, Kobani. Lajmi është bërë i ditur nga luftëtarët kurd, të cilët kanë nisur tashmë një fazë tepër të ashpër luftimesh nëpër rrugë, shumë pranë kufirit me Turqinë.
Alan Minbic, një luftëtar i Njësisë Mbrojtëse të Popullit kurd (YPG) tha për CNN se Shteti Islamik kontrollon tashmë pjesën Jugperëndimore të qytetit, të njohur në arabisht si Ayn al-Arab.
Mijëra civilë janë larguar nga Kobani në Veri të Sirisë gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që forcat e ekstremistëve islamik kanë avancuar së tepërmi drejt tij.
Hyrja e grupit ekstremist sunit në qytet vjen një ditë pasi ligjvënësit turq votuan me shumicë të thellë për autorizimin e forcës ushtarake kundër Shtetit Islamik, në të dy vendet fqinj, Irak e Siri.
Australia, të premten, u bë kombi më i fundit që i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër ISIS, duke autorizuar përdorimin e avionëve të saj luftarak dhe përdorimin e forcave speciale të saj.
Top Channel