Rriten të ardhurat nga Dogana e Tatimet

03/10/2014 00:00

Në analizën 12-mujore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të
Doganave, kreu i saj, Elisa Spiropali deklaron se janë mbledhur 18
miliardë leKreu i Financave Shkëlqim Cani thotë se rritja e të ardhurave nga
Doganat, por edhe Tatimet ka ardhur si pasojë e administrimit të mirë
gjatë këtyre 12 muajve. kë më shumë se një vit më parë.

“Tetor 2013-shtator 2014, me tetor 2012-shtator 2013, të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat janë 15.3% më shumë ose 330 milionë dollarë më shumë, që i kanë shkuar ekonomisë”, tha Cani.

“Në 12 muaj dogana ka arkëtuar 18.9 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose 14.2 % më shumë”, tha drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.

Por në prag të miratimit të paketës së re fiskale nga ana e Qeverisë, biznesi kërkoi të mos ketë më rritje të tarifave që sipas tyre penalizojnë biznesin.

“Të mos ketë më rritje të tatimeve, taksave apo tarifave që penalizojnë sipërmarrjen. Jemi në kushtet e një konkurrence të ashpër rajonale dhe globale. Duhet të përafrojmë legjislacionet tona, qoftë në heqjen e barrierave dhe burokracive, qoftë edhe në ofertën e paketës fiskale për sipërmarrjen e huaj dhe vendase. Kurrë nuk duhet ta harrojmë sipërmarrjen vendase”, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Në të njëjtën linjë me biznesin, zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se më shumë punë duhet bërë për të përmirësuar tregun nga deformimi që pëson për shkak të evazionit fiskal.

“Kjo është ajo nga e cila vuan tregu, mungesa e konkurrencës së lirë dhe të ndershme për shkak të evazionit fiskal dhe klientëve të pushtetit që kanë qenë të shumtë në të shkuarën dhe kanë nxjerrë nga tregu edhe kompani ndërkombëtare”, tha Peleshi.

 

Top Channel