Libi, vriten 30 ushtarë në Bengazi

03/10/2014 00:00

Dy sulmeve vetëvrasëse me bombë kanë lënë të vdekur të paktën 30 ushtarë libianë dhe rreth 70 të tjerë të plagosur.

Gjithashtu edhe 4 ushtarë të tjera janë vrarë në një tjetër sulm në një pikë kontrolli në Qubah, në lindje të Bengazit.

Libia vazhdon të gjendet në një situatë aspak të qëndrueshme, madje dhuna sa vjen e shtohet. Grupet e armatosura, të cilat ndihmuan në rrëzimin e  Muamar Gadafi në vitin 2011, tashmë po luftojnë kundër njëra-tjetrës për të kapur burimet e mëdha të naftës dhe dominimin politik.

Dy makina të ngarkuara me eksploziv sulmuan një pikë kontrolli të ushtrisë pranë aeroportit civil dhe ushtarak në Bengazi, ka thënë komandanti i forcave të ushtrisë. Një mjek ka thënë se rreth 29 ushtarë kanë vdekur, ndërsa më shumë se 70 të tjerë janë plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB