Ish-ushtari amerikan bashkohet me forcat kurde

03/10/2014 00:00

Një ish-ushtar amerikan është bashkuar me forcat kurde që luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik në veri të Sirisë, një rast i rrallë, ku një qytetar i vetëm amerikan është bashkuar në luftën kundër ekstremistëve në Siri.

Jordan Matson nga Wisconsin është bashkuar me forcat kurde, të cilat veprojnë kryesisht pranë kufirit të Sirisë me Turqinë dhe Irakun. Një zëdhënës i grupit kurd ka konfirmuar rastin gjatë ditës së enjte.

“Ai po lufton në zonën Jazaa, në verilindje të Sirisë dhe ka marrë pjesë në luftime të ashpra ndaj Shtetit Islamik”, ka thanë zëdhënësi i forcave kurde. Nëna e Matson, i cili ka qenë pjesë e forcave amerikane në vitet 2006-2007, nuk ka pranuar të komentojë vendimin e djalit.

Zyrtarët amerikanë thonë se rreth 100 shtetas amerikanë kanë shkuar në Siri për t’u bashkuar me grupe që luftojnë kundër Presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Rreth një javë më parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së tha se të gjitha vendet duhet ta cilësojnë një vepër të rëndë penale lejimin e shtetasve të tyre të përfshihen në luftime jashtë vendit përkrah grupeve militante.

Në Shtetet e Bashkuara nuk ekziston një ligj i posaçëm për parandalimin e individëve për t’u bashkuar me grupe të tilla, por është përdorur ligji anti-terror për të ndjekur penalisht personat të cilët marrin vendime të tilla.

Njësia e Mbrojtjes së popullit kurd, (YPG), nuk është cilësuar nga Shtete e Bashkuara si një organizatë terroriste, por ajo ka lidhje të ngushta me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, që vepron në Turqi dhe është cilësuar si një organizatë terroriste.

“Ne kemi paralajmëruar qytetarët amerikanë për të shtyrë të gjitha udhëtimet për në Siri. Ne i kemi rekomanduar çdo shtetasi të SHBA-ve të qëndrojë larg këtyre konflikte”, tha zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Jen Psaki tha se ishte në dijeni të rastit “Matson”, por nuk pranoi të japi asnjë koment mi të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB