Hong Kong, studentët bien dakord për dialog

03/10/2014 00:00

Udhëheqësit e protestës së studentëve në Hong Kong kanë pranuar ofertën e qeverisë për dialog. Një deklaratë për shtyp njofton se ata do të kenë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm, Carrie Lam.

Por protestuesit kanë insistuar edhe gjatë ditës së enjte në dorëheqjen e kreut të qeverisë Leung Chun-Ying, “për të cilin qëndrimi në këtë post tashmë duket vetëm çështje kohe”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Por pavarësisht kësaj, lideri i Hong Kongut u është përgjigjur protestuesve pro demokracisë, pasditen e së enjtes, se nuk ka aspak ndërmend të dorëhiqet, si dhe i paralajmëroi ata për pasojat serioze, siç u shpreh, të pushtimit të ndërtesave qeveritare.
 
Ndërsa një ditë më parë, duke folur gjatë vizitës së tij në Uashington ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj çdo protesta “të paligjshme” në Hong Kong. Ai e cilësoi situatën e krijuar si një çështje të brendshme të Kinës. Wang Yi foli nga Uashingtoni ku ndodhet në një vizitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA