E bëri SHBA? Vrasja e El Mencho-s në Meksikë, mbështetje “inteligjence”
I dërguari i Presidentit amerikan Barack Obama, i ngarkuar me ndërtimin e koalicionit për të luftuar grupin e militantëve të Shtetit Islamik, mbërriti në Irak gjatë së enjtes dhe më pas do të vizitojë edhe Belgjikën, Jordaninë, Egjiptin e Turqinë.
Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti i Shtetit. Udhëtimi i Gjeneralit jo në detyrë, John Allen, i cili është edhe i pari pas marrjes së rolit të ri, është “në mbështetje të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar për të degraduar dhe mposhtur Shtetin Islamik në Irak e Levant (ISIL)”, thuhej në deklaratën e shkurtër të DASH, duke iu referuar grupit të Shtetit Islamik.
Grupi ka pushtuar pjesë të tëra të territorit në Irak e në Siri, në një sulm që ka kërcënuar integritetin e shtetit të Irakut dhe ka krijuar më shumë destabilitet brenda Sirisë, një shtet i përfshirë në një luftë civile 3-vjeçare.
Allen, i shoqëruar nga zëvendësi i tij Brett McGurk, zbriti në Irak të enjten për t’u takuar me zyrtarë irakianë dhe me liderët rajonal “për të treguar mbështetjen e SHBA-ve për bashkëpunimin me Irakun në luftën kundër ISIL”, thuhet në deklaratën e DASH.
Zyrtarë amerikanë kanë thënë se qëllimi kryesor i Allen është të sigurojë mbështetje edhe më të madhe për koalicionin, i cili ka zhvilluar sulme ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik, si në Irak ashtu edhe në Siri.
Top Channel