 FBI-ja parandalon sulmin terrorist në Michigan, arrestohen 5 persona
																		
					
					
					
						FBI-ja parandalon sulmin terrorist në Michigan, arrestohen 5 persona						 
								
			Zyrtarë të Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se të paktën 100 persona në Teksas janë duke u kontrolluar për ekspozim ndaj virusit vdekjeprurës Ebola.
Në listë përfshihen të gjitha “kontaktet e mundshme” me Thomas Eric Duncan, një shtetas liberian i cili u diagnostikua me këtë virus në Dallas gjatë së martës, por pritet që numri i kësaj liste të bjerë.
Katër prej të afërmve të tij janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, teksa po kontrollohen për shenja të mundshme të kësaj sëmundjeje. Duncan, i cili besohet ta ketë marrë virusin në Liberi, është në gjendje kritike për jetën në spital.
Ai ishte rasti i parë i diagnostikuar me Ebola në tokën e Shteteve të Bashkuara. Ndërsa në Afrikën Perëndimore, më shumë se 3338 persona kanë vdekur, në atë që mund të konsiderohet si virusi më i përhapur vdekjeprurës në botë.
Rastet e konfirmuara me këtë sëmundje janë 7178, e vendet më të prekura janë Sierra Leone, Liberia dhe Guinea. “Save the Children” ka paralajmëruar se Ebola po përhapet me një “shpejtësi të jashtëzakonshme”, ndërsa rastet e reja po dyfishohen çdo javë.
Edhe Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, ka bërë thirrje për vendimmarrje urgjente, përfshi më shumë ndihma financiare, doktorë e infermiere nga komuniteti ndërkombëtar, gjatë një konference në Londër.
Top Channel