Atentat me bombë gjeneralit rus në mes të Moskës, bomba dyshohet të jetë vendosur nga shërbime të inteligjencës të lidhura me Ukrainën Luftime të ashpra raportohen në një prej pikave më të rëndësishme kufitare mes Irakut dhe Sirisë ku forcat kurde po përballen me militantët e shtetit islamik. Peshmergat thuhet të kenë marrë sërish kontrollin e qytetit të Rabia-se, por kanë pësuar humbje të mëdha.
Xhihadistët e ISIS-it janë përpjekur përgjatë kësaj kohe t’i shtyjnë forcat siriane kurde në anën tjetër të kufirit. Përballja e tyre vjen në mesin e sulmeve ajrore amerikane si në Irak, ashtu dhe në Siri dhe nga sa pohojnë burime në terren, dy avionë britanike Tornado i erdhën në ndihmë kurdëve për marrjen e pikës kufitare në Rabia, rreth 100 km në veriperëndim të Mosulit, qyteti më i madh i Irakut i kontrolluar prej ekstremistëve. Këto ishin në fakt dhe te parat sulme britanike ndaj shtetit islamik në pjesën e Irakut.
Kontrolli i udhëkryqeve në Rabia dhe ndërprerja e rrugëve të furnizimit për ISIS-in shihen si hapa të rëndësishëm përpara drejt rimarrjes së mundshme të qytetit të Sinjar-it dhe rajoneve malore përreth tij.
Militantët e mësynë këtë zonë në muajin gusht duke detyruar me mijëra civilë të komunitetit minoritar Yazidi të largohen prej andej për të shpëtuar kokën. Ana tjetër e kufirit kontrollohet prej luftëtarëve sirianë kurdë, të cilët janë gjendur edhe vete nën goditjen e ISIS-it.
Më shumë se 30 prej tyre u vranë kur xhihadistët pushtuan fshatrat në jug të vijës kufitare. Të hënën, Britania kreu sulmin e parë ajror kundër ISIS-it në Irak. Ministria e Mbrojtjes njoftoi nëpërmjet mediave sociale se avionët e saj ushtarakë kanë goditur një pikë armatimi të rëndë të militantëve.
Top Channel