F-22 Raptor, “mbreti i qiejve”

25/09/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët nisën sulmet nga ajri kundër bazave të ekstremistëve të ISIS në Siri këtë javë.

Sulmet ishin një mundësi e mirë për të përfshirë për herë të parë në misione luftarake F-22 Raptor, gjenerata e re e avionëve luftarakë, më i avancuari në botë, që për prodhuesit do të dominojë qiejtë për katër dekadat e ardhshme.

Projekti për ndërtimin e këtij avioni nisi në vitin 1988. Që prej marrjes së dritës jeshile nga autoritetet amerikane, prodhuesit kanë perfeksionuar mjetin duke dhe e cilësojnë atë si “mbreti i ri i qiejve”.

Ku qendron sekreti i tij? F-22 Raptor mund të arrijë shpejtësinë mbi 3200 kilometra në orë, është i mirëpajisur me raketa, ka një motor më të fuqishëm se llojet e tjera të avionëve luftarakë dhe mund të godasë objektivin me saktësi të plotë nga 25 kilometra distancë…jo më kot Pentagoni ka shpenzuar 67 miliard dollarë për 195 avionë të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB