Lushnjë, 2.5 milionë USD për qendrën

23/09/2014 00:00

Pas Elbasanit dhe Kavajës, projekti i Qeverise i “pagëzuar” si Rilindja e
Qyteteve mbërrin në Lushnjë. Nisjen e projektit transformues të sheshit
qendror të kryeqendrës së Myzeqese e ndoqi edhe Kryeministri, Edi Rama.

Jane 2.5 milionë dollare akorduar nga Qeveria per qytetin tone, tha kryebashkiaku Fatos Tushe, per te realizuar çfarë nuk është bërë në 23 vjet, duke nisur me këtë shesh, i cili asnjehere s’ka qënë në funksion të qytetareve.

Per ministren Eglantina Gjermeni, deputete e Lushnjes, ‎te tilla investime e nxjerrin kete qytet nga harta e harresës, duke nenvizuar se Qeveria eshte duke i mbajtur premtimet paraelektorale dhe sot i ben ato realitet.

Ardhjen ne Lushnje, kryeministri Edi Rama e pershkruajti jo per te kerkuar vota, por për të prezantuar punë konkrete të Aleancës për Shqipërinë Europiane.

“Jemi zotuar që do të bëjmë për Lushnjen ç’nuk është bërë për 20 vjet dhe do ta bëjmë. Qoftë edhe ky hap i parë, që është vetëm fillimi, është një investim i konsiderueshëm që Lushnja nuk e merrte prej shumë vitesh të marra së bashku nga Qeveria në Tiranë, sepse shikohej si tokë e armikut. Sot janë praktikisht 18 mijë metër katror të një hapësire publike, që ju e keni parasysh se në ç’derexhe ishte, që kanë hyrë në rrugën e një transformimi europian dhe ky shesh do të bëhet një nga sheshet më të bukur të Shqipërisë dhe do të jetë një nga pikat më tërheqëse të takimit për qytetarët”, u shpreh Kryeministri.

Rama tha se Qeveria eshte e angazhuar edhe per tjera investimeve rrugore, siç jane aksi Lusnje-Berat dhe Lushnje-Karbunare‎.

Shefi i ekzekutivit shqiptar pershkroi ne kembe te gjithe rrugen hyrese te ketij qyteti, ku kane nisur punimet per zgjerimin pas prishjes se ndertimeve ne te dyja anet e saj.

Top Channel