Panariti takon fermerët e Shishtavecit: Do eksportoni patatet

16/09/2014 00:00

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti është takuar me disa nga fermerët e
Shishtavecit. Kjo zone prodhon mbi 13 mije ton patate çdo vit, por për
shkak të mungeses së tregut, infrastruktures ndihmëse pjesa më e madhe e
prodhimit iken dëm.

Shitja do ndihmonte ne uljen e varferise ne kete zone, e cila eshte e madhe.

“Jam këtu për të garantuar që Qeveria shqiptare të jetë bashkëkontribuese në krijimin e këtij zinxhiri vlerash, në krijimin e kësaj pasurie të përbashkët. Do të krijojmë në këtë mënyrë një sistem të integruar zhvillimi infrastrukturor, i cili do të jetë komplementar në zhvillimin e patates. Patatja e Shishtavecit do të ketë emrin e saj. Do të jetë një patate, e cila do të ketë vlera unikale, të pakrasueshme me të gjitha patatet që janë në këtë vend”, tha Panariti.

Në Qarkun e Kukësit, këtë vit janë mbjellë me patate 554 hektarë tokë dhe pritet që prodhimi të arrijë në rreth 12 mijë ton. Vitin e kaluar në qarkun e Kukësit, u mblodhën rreth 13.500 ton patate.

Top Channel