
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të Selisë Blu duke u shprehur se “të sulmosh Forcat e Armatosura pse mbështesin me mjete logjistike Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme në këto operacione do të thotë të sulmosh shtetin për të mbrojtur krimin dhe trafikun e drogës”.
Në reagim thuhet se “Ministria e Mbrojtjes e fton Prokurorinë të thellojë hetimin mbi të gjitha rastet kur mjetet, apo më keq akoma, Forcat Speciale dhe ato Komando të FA-ve janë keqpërdorur në kërkim floriri apo ruajtje biznesesh private si Kampionati i Mundjes, për të mos folur për transport këngëtarësh”.
“Ministria e mbrojtjes fton përfaqësuesit e PD-së të distancohen nga mbrojtja e trafikantëve, kultivuesve të hashashit apo çdo krimineli që i sponsorizon”, mbyllet deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes.
Top Channel