“Kokëdhima ndërton 3 m larg bregut”

14/09/2014 00:00

“Sot Qeparoi e ka një hall të madh. Një nga djemtë e vet nuk e do. Një nga djemtë e vet ka bërë këtë çiban këtu duke i marrë bukurinë Qeparoit”.

Ky denoncim ka në fokus deputetin socialist, Koço Kokëdhima, i cili sipas Partisë Demokratike po ndërton në mënyrë të paligjshme një godinë ‘kështjellë’, pak metra larg bregut në Qeparo.

“Këto saraje janë pa leje ndërtimi. Janë në kundërshtim me çdo rregull të urbanistikës, me çdo plan urbanistik”, u shpreh Ristani.

Duke denoncuar abuzimin flagrant me pushtetin, Partia Demokratike thotë se deputeti Koço Kokëdhima po vepron kudo njësoj si në Qeparo.

“Në këtë hall të madh është edhe Saranda. Në hall të madh është edhe Fieri, në hall të madh është edhe Vlora, në hall të madh është edhe Saranda, ku pashai që do ta konkurrojë pashain e Janinës sepse kërkon ta bëjë kështjellën edhe më të madhe se sa e Porto Palermos. Pashai i ka marrë tokat kudo. Në hall të madh janë edhe në Xarë. Pashai po merr edhe naftën në Fier.

Partia Demokratike thotë se ajo nuk do ta pranojë dy standarde‎t e qeverisë, e cila prish ndërtimet e qytetarëve të pambrojtur dhe lejon ngritjen e ndërtimeve të paligjshme të pushtetarëve.

Top Channel