Kosha dhe stola për parqet e Tiranës

12/09/2014 00:00

Bashkia e Tiranës ka vendosur 140 kosha dhe 200 stola në parqet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit.

Ka qenë ky një donacion i një shoqate turke, të cilin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, e ka vlerësuar si një dhuratë të çmuar, në një kohë kur Bashkia e Tiranës – sipas tij – ishte pa buxhet, si pasojë e bllokimit të tij nga qeveria.

“Ne do të këmbëngulim – tha Bozdo, – edhe për zgjidhjet afatgjata të qytetit, që kanë të bëjnë me pastrim më cilësor të tij, si vendosjen e kontenierëve të hedhjes së mbeturinave, të padukshëm për syrin e qytetarëve, kontenierë të ndarë për qëllime të riciklimit, e të tjera”.

Shoqata turke pritet t’i dhurojë Bashkisë së Tiranës edhe një sasi pemësh, të cilat do të ndikojnë në shtimin e gjelbërimit të qytetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta