Tregu financiar i qendrueshem

10/09/2014 00:00

Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë deklaron se tregu financiar paraqitet i qëndrueshëm dhe në linjë me zhvillimet historike.

Pas një mbledhje të posacme për të ndjekur nga afër situatën, këshilli vlerëson se zhvillimet në tregun e parasë dhe atë valutor, janë të qëndrueshme si në drejtim të vëllimit ashtu dhe të treguesve të tjerë duke qenë plotësisht në përputhje me ecurinë e tyre sezonale dhe trendet historike.

Po kështu në deklaratë bëhet e ditur se të dhënat operative nga sektori bankar, tregojnë një ecuri normale të nivelit të depozitave dhe një situatë të qëndrueshme në zhvillimin e veprimtarisë së bankave.

Por vec vlerësimit të situatës në tregjet financiare, një tjetër pikë në rendin e mbledhjes së këshillit kanë qenë dhe zhvillimet në bankën e shqipërisë.

Duke vlerësuar se kuadri ekzistues ligjor mundëson zhvillimin e veprimtarisë së bankës së shqipërisë, edhe në situatën aktuale, këshilli shpreh nevojën për organizimin sa më të shpejtë organeve drejtuese në këtë instuticon.

Madje duke i sjell në vëmendje Kuvendit, faktin që ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, i mbetur vakant pas arrestimit të Elivar Golemit disa ditë më parë.

Këshilli mbikqyrës i bankës së shqipërisë aktualisht përbehët nga 6 antarë, ndërkohë që një ditë më parë njëri prej tyre, përkatësisht Ardian Civici, paraqiti dorëehqejen në kuvend.

Top Channel