“Stabiliteti i bankave nuk eshte cenuar”

10/09/2014 00:00

Shoqata Shqiptare e Bankave siguron publikun se aktiviteti i sistemit bankar ne vend vazhdon normalisht dhe se stabiliteti i tij eshte i pacenuar. 

Permes nje njoftimi zyrtar, Shoqata thote se duke marre shkas nga zhvillimet e fundit qe kane perfshire Banken e Shqiperise, ne emer te gjithe bankave anetare te saj, deshiron te risiguroje publikun se funksionimi dhe stabiliteti i bankave tregtare ne vend nuk jane cenuar.

Te dhenat zyrtare te publikuara nga kjo shoqate, por edhe vete Banka e Shqiperise, tregojne se sistemi bankar mbetet likuid, i mirekapitalizuar dhe ne rritje te vazhdueshme.

Ne fund te njoftimit, Shoqata siguron se te gjitha bankat tregtare do te vazhdojne te bashkepunojne me Banken e Shqiperise, si dhe institucione te tjera financiare kombetare apo nderkombetare per te ruajtur te pacenuar stabilitetin financiar ne vend.

Top Channel