
Opozita akuzoi qeverinë se përmes urdhëresave politike ka rritur koston e qytetarëve për energjinë elektrike, përmes faturave të fryra.
“Një konsumator familjar, por edhe një biznes, për të njëtin konsum sot paguan më shumë se dje, për shkak të udhëzimeve politike për fryrje të faturave. E pra, në këtë vit, jo vetëm që nuk u hoq TVSH për energjinë dhe nuk u ul çmimi i saj për qytetarët, por për të përmirësuar në mënyrë të gënjeshtërt treguesit e kompanisë së shpërndarjes, faturat mbifryhen dhe gjobat vendosen përmes pagesës aforfe”, deklaroi Enno Bozdo.
Sipas tij, sikur të mos mjaftojnë këto urdhëra, qeveria paralajmëron edhe rritjen zyrtare të çmimit të energjisë.
“E paaftë për të disiplinuar vjedhjen e enërgjisë, e paaftë për të rritur arkëtimet, qeveria gjen rrugën më të thjeshtë: rritjen e çmimit. Kjo do të thotë që konsumatorët e rregullt do të paguajnë edhe më shumë, ndërsa ata që vjedhin energjinë do të vazhdojnë të mos paguajnë”, u shpreh Bozdo.
Top Channel