Shembet “Harku i të dashuruarve” në Itali në Ditën e Shën Valentinit, stuhitë zhdukin simbolin e Salentos Shpërthimi misterioz që tronditi kryeqytetin e Nikaraguas në orët e vona të së shtunës dhe krijoi një krater të madh në tokë, me të gjitha gjasat ka qenë pasojë e rënies së një meteori.
Çuditërisht, në Managuan me 1.2 milionë banorë, nuk pati asnjë të lënduar nga kjo ngjarje e rallë. Por fuqia e përplasjes së gurit kozmik është ndjerë në mbarë kryeqytetin, ndërsa shenja që ka lënë pas është një krater 12 metra i gjerë dhe 5 metra i thellë.
Autoritetet besojnë se meteori është shkëputur prej asteroidit “2014 RC”, i cili kaloi në atë kohë shumë afër Tokës. Trupi qiellor besohet të ketë qenë rreth 20 metra, gati me përmasat e një shtëpie.
Ai ra në një zonë pyjore pranë aeroportit, diku rreth mesnatës së të shtunës dhe goditja ishte aq e fortë, sa u regjistrua me instrumente të përdorur për matjen e tërmeteve.
Banorët e zonës rrëfejnë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm e pas kësaj ajri është mbushur me rërë e pluhur, ndërsa vinte erë sikur të ishte djegur diçka.
NASA tha javën e kaluar se në pikën e tij më të madhe të afrimit me planetin tonë, asteroidi “2014 RC” do të ishte në një largësi sa një e dhjeta e distancës mes qendrës së tokës dhe henës, apo rreth 40.000 kilometra.
Top Channel