Guvernatori i ri vjen nga jashte?

08/09/2014 00:00

Dalja perballe gazetareve e kryeministrit Edi Rama per zhvillimet me te fundit ne Banken e Shqiperise, ishte kulminacioni nje paraditeje te ngjeshur me takime.

ORA-08:00 – Top-Channel ka mesuar se kryeministri Edi Rama e ka nisur paraditen e se henes qe ne ora 8:00 me nje takim te gjere ne vilen qeveritare numer 31.

Pjesmarresve i printe aleati i koalicionit qeverises Ilir Meta, se bashku me ministrin e Financave, ate te Ekonomise dhe keshilltaret respektive per çeshtjet ekonomike.

Burime prane kesaj mbledhjeje, ne rruge jo zyrtare pohojne se kryeministri ka kerkuar te mesoje qendrimin e te ftuarve ne takim per tejkalimin sa me pare te kesaj situate te papreçedente ne Banken e Shqiperise.

ORA 9:50 – Pas ketij takimi, rreth ores 9:50 minuta, Rama i eshte drejtuar selise se Keshillit te Ministrave ku vetem pak minuta me pas ka mberritur kryediplomati amerikan Alexander Arvizu. Mesohet se takimi eshte kerkuar nga Arvizu me qellim prezantim e kreut te ri te USAID-it ne Tirane.

ORA 11:00 – Ne momentin qe makina e ambasadorit Arvizu eshte larguar nga Kryeministria, po te njejtin veprim ka bere edhe eskorta kryeministrore, e cila ne oren 11:00 i eshte drejtuar selise provizore te Bankes se Shqiperise.

Fillimisht u raportua se mberritja e Rames ne ambientet e Bankes kishte si qellim nje takim koke me koke me guvernatoren ne detyre Elisabeta Gjoni. Por nuk ka ndodhur keshtu.

Burime nga mbledhja pohuan se Rama eshte takuar me persononelin e bankes te cileve u ka thene se, “pjesa e madhe e eksperteve teknike jane nga me te miret dhe i inkurajoj te vazhdojne punen, pasi ata jane tejet te rendesishem per stabilitetin bankar”.

Rama gjate ketij bashkebisedimi ka theksuar se, “ketu s’kemi te bejme me nje krize financiare, por administrative e cila do zgjidhur me kuraje”.

Po i njejti burim tha se biseda mes kryeministrit dhe stafit teknik ishte tejet e hapur dhe se Rama ka garantuar se nuk do te mbeshtese asnje figure me profil politik, qofte per guvernatorin, qofte per vendet vakante ne keshill.

Guvernatori vjen nga jashte?

Pas takimit, nje prej drejtoreve te stafit teknik te Bankes se Shqiperise pohoi per Top-Channel se, “Kryeministri na la te kuptohet se po studiohet opsioni i nje guvernatori te huaj me profil shume te larte nderkombetar, si edhe do te kerkohen kandidatura per keshillin edhe mes shqiptareve qe punojne ne sistemin financiar nderkombetar”. Kjo linje e Rames, thone burimet brenda takimit, e ka lehtesuar ndjeshem klimen e renduar brenda stafit te bankes.

ORA13:00 – Nje ore me vone pas takimit ne Banken e Shqiperise, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar te PS. Mesohet se linja e diskutimit prej tij ishte me e qarte dhe e prere.

Kryetari i PS u ka komunikuar deputeteve socialiste se ka nje dakortesi te plote mes tij dhe Ilir Metes, per ta ngritur steken pertej çdo pritshmerie ne kerkim te nje figure me reputacion nderkombetar si guvernator i Bankes se Shqiperise.

Keshtu, gjate kesaj mbledhjeje Rama ka shuar çdo shprese per senatoret socialiste te financave e te ekonomise, se mund te zene vendin e Fullanit.

Top Channel