Rrjeti 110 KV në jug të vendit

06/09/2014 00:00

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri inspektoi punimet për ndërtimin e rrjetit 110 kilovolt në jug të Shqipërisë.

Duke vizituar nënstacionin e Zemblakut dhe linjën Ersekë-Permet, Gjiknuri tha se qeveria ka një program të plotë investimesh për gjithë rrjetin energjitik.

“Qeveria në vitet në vijim do shpallë një plan investimesh për rrjetin dhe kjo është vetëm një pjesë e punës, pasi do shpalosim investime të tjera për zhvillimin e rrjetit të energjisë dhe do sjellin qëndrueshmëri në furnizim”, deklaroi Gjiknuri.

Ministri theksoi se projektet e qeverisë synojnë ta ndryshojnë rrënjësisht sektorin energjitik, duke e kthyer nga një faktor rëndues në buxhetin e shtetit në një faktor fitimprurës.

“Energjia, nga një kërcënim për buxhetin e shtetit, pas disa vitesh do kthehet në sektor që do gjenerojë të ardhura dhe do ecë me këmbët e saj. Do të shfrytëzohen të gjitha ato burime që Shqipëria i ka me shumicë”, tha Gjiknuri.

Në këtë vizitë ministri i Energjitikës shoqërohet nga administratori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Ëngjëll Zeqo. “Sektori i ri është pjesa nga Babica në Bistricë. Është një investim me financim të KFW-së, pjesa e linjës ka vlerën 30.5 milionë euro, plus 5 milionë për rehabilitimin e nënstacionin e Zemblakut”, sqaroi Zeqo.

Top Channel