Izrael, luan Mozartin, teksa operohet në tru

15/08/2014 00:00

Naomi Elishuv i është nënshtruar një operacioni në tru dhe deri këtu s’ka asgjë të çuditshme…

Ajo që të habit është fakti se i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale duke luajtur Mozartin me violinën e saj të dashur.

Violinistja e famshme izraelite, pasi ndërpreu karrierën për shkak të një sëmundjeje që i shkaktonte të dridhura, ka vendosur të operohej dhe e bëri duke iu rikthyer dashurisë së saj më të madhe: muzikës.

Videoja tregon momentet e jashtëzakonshme të ekzekutimit nën situatën e “ferrit”, apo momentit kur dridhja sa vinte e dobësohej, duke i lejuar duarve të asaj të rakordoheshin më së miri.

Operacioni doli me sukses, siç bëhet e ditur, ndaj dhe Naomi mund t’i rikthehet pasionit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA