
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se do ta lejojë ndërmarrjen e misionit të ndihmës humanitare në Ukrainën Lindore.
Megjithatë, në deklaratën e tij, Poroshenko këmbënguli se çdo ndihmë që do i vijë rajonit, duhet të hyjë vetëm përmes pikave të kontrollit të drejtuara nga ushtria e Ukrainës dhe të mos shoqërohet me forca ushtarake.
Por, frika e qeverisë ukrainase është fakti i “keqpërdorjes” së procesit të ndihmave nga ana e Rusisë. Kievi dhe liderët perëndimorë janë të shqetësuar se, çdo mision për ndihma do të mund të përdoret si pretekst nga ana e Rusisë për të dërguar trupa të tjerë ushtarakë në kufi.
Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një konsultimi për çështjen e Ukrainës, ranë dakord se çdo ndërhyrje e rebelëve pro-rusë atje, e cila do të shkelte të drejtën ndërkombëtare dhe “do të provokonte ngjarje të reja me pasoja të renda”, do të dënohej me sanksione edhe më të rënda nga ana e Perëndimit.
Prandaj, i gjithë procesi i ndihmave humanitare do të jetë nën mbikqyrjen e plotë dhe të vazhdueshme të ndërkombëtarëve.
Top Channel