Indi, mundohet ta përdhunojë, gruaja i pret gjenitalet
04/08/2014 00:00
Një grua indiane i ka prerë një ekzorcisti gjenitallet pasi ai ishte munduar ta “kuronte” sëmundjen e saj duke e përdhunuar.
Sipas ‘India Today’, burri që e mbante veten për ekzorcist ishte mik i familjes dhe kur gruaja u sëmur para një muaji, ai u mor nga familja për të shëruar të sëmurën, por në fakt e ngacmonte seksualisht.
Ekzorcisti kërcënonte gruan se nëse do i tregonte njeriu, do të kishte pasoja të rënda.
“Ajo i ka thënë policisë se kur burri e thërriti në shtëpi, ajo mori thikën me vete dhe një celular për të regjistruar bisedën. Më pas, kur ai u mundua ta përdhunonte, ajo i preu gjenitalet”, tha një zëdhënës i policisë.
Ekzorcisti është larguar në drejtim të paditur.
Top Channel