Mamaja e Ronaldos: Cristiano nuk do të lindte
18/07/2014 00:00
Mamaja e futbollistit portugez Cristiano Ronaldo në librin autobiografik që pritet të dalë këto ditë ka rrëfyer se donte të abortonte, por kjo nuk ndodhi vetëm sepse mjeku e ndaloi.
Nuk dihet sesi do të kishte qenë skena fubollistike pa praninë e Ronaldos, që sot është një ndër lojtarët më të talentuar të momentit.
“Me 4 fëmijë ishte e pamundur për shkak të situatës së vështirë ekonomike ku ndodheshim”, thotë mamaja e Ronaldos, Dolores Aveiro.
Fansat e fituesit të Topit të Artë duhet që të falenderojnë prindërit e CR7, por edhe mjekun që vendosi të ndalojë abortin e parashikuar nga zonja Aveiro.
Top Channel