Forcat afgane, luftë me talebanët

17/07/2014 00:00

Forcat afgane të sigurisë zbrapsën militantët e armatosur rëndë që sulmuan aeroportin ndërkombëtar të Kabulit me granata e armë automatike.

Katër rebelë pjesëmarrës në sulm u vranë, ndërsa një polic afgan është plagosur. Përgjegjësinë për sulmin e mëngjesit, i cili zgjati rreth pesë orë, e morën talebanët.

Zv/ministri i brendshëm Mohammad Salangi deklaroi më vonë se zona është pastruar tërësisht nga militantët, ndërsa  rebelët që humbën jetën sipas tij hodhën veten në erë sepse e dinin që forcat e sigurisë do t’i kapnin shumë shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB