Përmbytje të mëdha në Kinë

16/07/2014 00:00

Mbi 1 milion persona janë prekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në provincat Hunan dhe Guizhou në Kinë. Deri tani raportohet edhe për disa të vdekur, por numri ende nuk është i konfirmuar.

Autoritetet vendase kanë bërë të ditur se 460 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, ndërsa mbi 150 mijë persona janë evakuuar në Hunan.

Gjithashtu edhe në qytetin antik të Fenghang-ut janë evakuuar rreth 120 mijë persona, nga të cilin një numër i madh ishin turistë. Autoritetet kanë krijuar vendbanime të përkohshme për të grumbulluar njerëzit e zhvendosur nga banesat e tyre.

Rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar bllokime në disa autostrada ndërsa një pjesë e madhe e zonës është pa energji elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB