
Aplikimi i metodave të reja të vlerësimit të riskut ka ulur kontrollin në pikat doganore në vend, duke lehtësuar kështu lëvizjen për biznesin.
Në përmbylljen e projektit të bashkëpunimit mes Doganës Shqiptare dhe Komisionit Europian, drejtoresha e përgjithshme, Elisa Spiropali tha se kontrolli në doganë është ulur me 10%.
Një tjetër rezultat i rëndësishëm i projektit është ai në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Kështu është rritur numri i aplikimeve për Veprim për mbrojtjen në kufi me 50%, si dhe është realizuar asgjesimi i mijëra artikujve të falsifikuar.
“Me iniciativën e administrates doganore shqiptare, bazuar në praktikat e ofruara gjatë projektit të binjakëzimit, janë ftuar 24 kompani farmaceutike që të mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale”, tha më tej Spiropali.
Kreu i komanduar i BE, Clive Rumbland e vuri theksin tek harmonizimi i proçedurave doganore me ato europiane për të çuar Shqipërinë në standardet e Bashkimit Europian.
Top Channel