
Një avion transporti ushtarak është rrëzuar në lindje të Ukrainës në mes të luftimeve të trupave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.
Sipas autoriteteve ukrainase dyshohet se avioni mund të jetë qëlluar nga territori rus, pasi në momentin e goditjes ai gjendej në një lartësi 6500 m dhe është goditur nga një raketë shumë e fuqishme. Fatmirësisht ekuipazhi i avionit ka arritur të mbijetojë.
Deri tani, kjo ngjarje nuk është komentuar nga pala ruse. Ndërsa në anën tjetër NATO ka dalë me anë të një deklarate duke thënë se Rusia ka shtuar trupat e saj në afërsi me kufirin me Ukrainën.
Që nga fillimi i këtij konflikti Rusia ka mohuar mbështetjen dhe armatosjen e separatistëve dhe ka ftuar zyrtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim për të monitorim të kufiri.
Top Channel