Moskë, treni del nga shinat, 12 të vdekur
15/07/2014 00:00
Një tren ka dalë nga shinat në metronë e Moskës duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Shkak i aksidentit besohet të jetë bërë një goditje e tensionit të lartë të energjisë elektrike, që detyroi trenin të ndalonte befas e të përmbysej.
Ky është një prej incidenteve më të rënda në historinë e metrosë së Moskës, e konsideruar ndër më të vjetrat në botë.
Bilanci pritet të përkeqësohet pasi 50 nga të lënduarit, sipas agjensisë së lajmeve Itar-Tass janë në gjendje kritike për jetën.
Top Channel