Libi, sulmohet aeroporti i Tripolit

15/07/2014 00:00

Aeroporti kryesor në Libi, ai i Tripolit është shndërruar në sheshin e betejës së radhës mes forcave të sigurisë dhe grupeve të armatosura të milicisë vendase.

Autoritetet u detyruan të mbyllin aeroportin një ditë më parë për shkak të luftimeve, ndërkohë që së fundmi një sulm me raketë ka shkaktuar të paktën një të vrarë dhe ka dëmtuar 12 avionë që ndodheshin në pistë në atë moment.

Një zëdhënës i qeverisë libiane deklaroi se Tripoli po konsideron mundësinë për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të rivendosur sigurinë në vend.

Që prej rrëzimit të Gadafit në vitin 2011 drejtuesit e rinj libianë kanë dështuar në përpjekjet e tyre për forcimin e institucioneve të reja. Grupet e milicisë së dala pas revolucionit të armatosur kanë dalë jashtë kontrollit dhe vazhdimisht janë shndërruar problematike për sigurinë.

Së fundmi edhe Kombet e Bashkuara tërhoqën stafin e tyre prej vendit afrikan duke deklaruar se ishte e pamundur që t’u garantohej siguria.

Top Channel