
Aeroporti kryesor në Tripoli është goditur sërish nga një sulm me raketa, një ditë pasi ai ishte detyruar të mbyllej për shkak të luftimeve të ashpra.
Të paktën një person raportohet të ketë vdekur dhe 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur, gjithashtu edhe 12 avionë që ndodheshin në aeroport kanë pësuar dëme.
OKB-ja ka njoftuar se do të tërheqë të gjithë stafin e saj nga Libia. Që pas largimit të Muamar Gadafit nga psuhteti në vitin 2011, udhëheqësit kanë luftuar për të rikthyer stabilitetin. BBC raporton se aeroporti është sulmuar nga një numër i madh raketash.
Autoritetet vendase bëjnë të ditur se të paktën deri ditën e mërkurë auroporti do të mbetet i mbyllur, pavarësisht se ai është i vetmi aeroport për momentin nga i cili kryheshin fluturime ndërkomnëtare.
Top Channel