
Jean-Claude Juncker u konfirmua si President i Komisionit Europian. Ai fitoi me një shumicë të konsiderueshme votash të deputetëve në parlamentin e ri evropian.
422 eurodeputetë votuan pro tij, ndërsa 250 kundër. Zgjedhja e Juncker si President Komisionit Europian u kundërshtua me force nga kryeministri anglez David Cameron – te cilit iu bashkua vetëm Hungaria në revoltën e emërimit te Juncker.
Ish kryeministri i Luksemburgut ne fjalimin e tij pas marrjes se detyrës mbrojti euron, duke argumentuar se ne këto vite të gjata të krizës ekonomike që kishte përfshirë vendet e BE-së, ishte monedha e vetme, e cila sipas tij kishte penguar shtetet e mëdha anëtare të shkonin drejt një ‘luftë monetare’ me njëri-tjetrin.
Duke u zotuar për të nxitur rritjen ekonomike dhe nxjerrjen nga kriza e papunësisë, Juncker bëri thirrje për “të ri-industralizuar” Europën dhe u zotua të gjejë 300, miliardë euro për investime në infrastrukturë dhe në punësim gjatë mandatit të tij 5 vjeçar.
Ndërsa për sa i përket pjesës politike, një nga çështjet më të rëndësishme, e cila pret orientim nga kryetari i ri, është edhe kriza mes Ukrainës dhe Rusisë. Ajo çka bëri përshtypje është se në fjalën e tij, Presidenti i Komisionit Europian nuk i përmendi synimet e tij të deklaruara më parë për të ndjekur një marrëveshje të re me Britaninë dhe Cameron, që ka për qëllim mbajtjen e Mbretërisë se Bashkuar në BE.
Emërimi i ri i presidentit europian do të ndiqet me një samit të posaçëm për të zgjedhur ekipin e ri. Një sfidë tjetër e Juncker është edhe emërimi i të paktën 10 grave, mes 28 posteve të komisionit.
Kriteret kryesore për punën nuk është meritokraticia, por sjellja rreth një ekuilibri të brishtë politik mes të djathtëve dhe të majtëve, kandidatëtëve meshkuj dhe femra, europianëve lindorë dhe perëndimorë.
Top Channel