Në Prishtine vijon regjistrimi i deputetëve të legjislatures së re të Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit. Sot ka qenë radha e lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës për Kosovën.

Pas regjistrimit, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se blloku opozitar është duke zhvilluar bisedime konstruktive me lëvizjen Vetëvendosje dhe se, sipas tij, ekipet e ekspertëve nga katër subjektet politike janë duke diskutuar për të përafruar pikat e programeve të tyre partiake.

Ndërsa sa i përket kërkesës së VV-së, që përgjigja t’i kthehet deri ditën e diel, Limaj e ka quajtur këtë si shumë normale, duke mos e vlerësuar si një ultimatum të dhënë nga ky subjekt politik.

Ndërsa lideri i VV, Albin Kurti theksoi se deri të dielën koalicioni LDK-AAK-Nisma duhet të përgjigjet nëse do t’i plotësojnë dy kriteret themelore të Vetëvendosjes në mënyrë që anëtarësia e saj të vendosë nëse do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës dhe ose të mbështesë koalicionin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA