
Inspektorët e AKU-së kanë bllokuar të tjrea subjekte në tregun e ish-uzinës “Dinamo”, duke kërkuar plotësimin e kushteve higjeno-sanitare. Kjo ka revoltuar tregtarët të cilët pretendojnë se kushtet në këtë treg janë përmirësuar.
“E kam zbatuar, ja ku e ke dokumentin. Na keni bezdisur, na i keni sjellë në majë të hundës. Thojeni shkurt, mbyllni punën”, protestoi një tregtar para inspektorëve.
Tregtarët kanë protestuar duke e konsideruar këtë aksion të AKU-t si një tjetër tentativë për të zhvendosur tregun në autostradë, ndërkohë që paralajmërojnë protesta.
“Qëllimi për transferimin e tregut tek uzina “Dinamo” në një zonë periferike përfshin një segment institucionesh. Të interesuarit po përdorin AKU-në. Dje inspektorët njoftuan bllokimin për aktivitete, këto urdhëra jepeshin me telefon. Ne nuk do lejojmë askënd të na përdorë si mish për top”, deklaroi Theodhor Kristuli, përfaqësues i tregtarëve.
I kontaktuar me telefon, drejtori i AKU-së, Taulant Kalo shpjegon se aksioni do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha parametrave që garantojnë siguri ushqimore për konsumatorët.
Top Channel