Partia Demokratike e Kosovës shprehet e bindur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar të gjithë se kush duhet të formojë qeverinë e re dhe se kujt i takon pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në një mbledhje të mbajtur të enjten pasdite, Kryesia e PDK-së ka rikonfirmuar qëndrimin e saj se nuk do të bëjë kompromis me asnjë forcë politike me verdiktin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit, që si parti fituese me mandatar Hashim Thaçin të udhëheqë qeverinë e Kosovës në mandatin e ardhshëm, në pajtim me Kushtetutën.

Sipas një komunikate të lëshuar për mediat, PDK konsideron se vendimi i Gjykatës Kushtetuese si dhe praktikat e deritanishme, sqarojnë se vetëm kësaj partie i takon e drejta e pakontestueshme për të caktuar kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të një nënkryetari.

Përmes kësaj komunikate, PDK ka ftuar të gjitha partitë politike për konstruktivitet, bashkëpunim dhe unitet në ndërtimin e të gjitha institucioneve shtetërore të përcaktuara me Kushtetutë.

“PDK pret me padurim përmbylljen e procesit të ndërtimit të institucioneve të reja, fillimin e jetësimit të Misionit të Ri: zhvillimin ekonomik, krijimin e Fondit të Punësimit, krijimin e 200.000 vendeve të reja të punës dhe vazhdimin e rritjes së mirëqenies për qytetarët e vendit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA