Sot mbahet seanca e parë për dy të arrestuarit që fyen bustin e Skënderbeut në Kaçanik.

Prokurori i rastit ka kërkuar që ndaj Arben Berishës dhe Jeton Vërbanit të shqiptohet masa e paraburgimit prej tridhjetë ditësh.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Agron Salaj, tha nëpërmjet telefonit per Top Channel se ekziston dyshimi i bazuar se ata kryen veprën penale “nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor apo fetar”, e dënueshme deri në 5 vjet burgim.

Seanca mbahet në Gjykatën e Kaçanikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA