Irak, qeveria shpall amnisti për sunitët

03/07/2014 00:00

Kryeministri irakian Nuri al-Maliki shpalli amnisti për gjithë fiset sunite që luftuan kundër qeverisë, me përjashtim të atyre që janë përfshirë në vrasjen e forcave irakiane. 

Gjatë fjalimit të tij ai kembenguli se anëtarët e parlamentit të Irakut do të jene  në gjendje për të zgjedhur një president dhe kryeministër në seancen  e tyre të ardhshme. Parlamenti i ri i Irakut të martën shtyu seancën e parë deri javën e ardhshme, duke përmendur mungesën e kuorumit.

Gjithashtu Al Maliki hodhi poshtë me forcë tentativat e mundshme të qeverisë rajonale kurde për të kërkuar pavarësi të plotë. Ai u bëri thirrje udhëheqësit kurdë të mos përfitojnë nga dobësia aktuale e shtetit për të avancuar axhendat e tyre. “Çdo përpjekje për të mbajtur një referendum mbi lëvizje është i pavlefshëm për shkak se nuk ka asnjë dispozitë në kushtetutë për vetëvendosje”, e mbylli fjalimin e tij  al-Maliki.
 Pasiguria e vendit po bëhet me e madhe per shkak te avancimit te forcave te ISIS. Per kete arsye Rusia ka derguar dhe pese avione te tjere ushtarake, por priten qe te tjere avione te mberijne ne ndihme te forcave irakiane. Sipas nje kontrate mes Moskes dhe Bagdadit eshte nenshkruar blerja e 25 mjeteve ushtarake fluturues.

E megjithate ne nje koference per shtyp zëdhënësi i ushtrise ne Irakut tha se situata aktuale po shkon  në favor të forcave të irakiane pasi kane marre me shume terren se forcat e ISIS ku shumica e militanteve te tyre jane vrare ose arrestuar.

Sauditët i tremben ISIS

Autoritetet irakiane përgënjeshtruan raportimet se kanë tërhequr ushtarët nga vija kufitare me Arabinë Saudite.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes irakiane, Saad Maan tha për BBC se personeli prej disa mijëra ushtarësh përgjatë vijës kufitare me Arabinë Saudite vijon të funksionojë normalisht dhe të patrullojë vendkalimet kufitare.

Më herët televizioni arab, al-Arabiya raportoi një përforcim prej 30 mijë ushtarësh nga ana e Arabisë Saudite përgjatë vijës kufitare me Irakun nga frika e infiltrimit në vend të militantëve ekstremistë të ISIS.

ISIS ka kërcënuar hapur sauditët duke postuar në rrjetet sociale deklarata e video “për shuarjen” e Qabesë. Megjithëse më tepër janë në kuadrin e propagandës, Arabia Saudite vlerëson se me avancimin e vërjetur ditët e javët e fundit në Irak, ekstremistët po shndërrohen në një kërcënim real.

Një ditë më parë, mbreti Abdullah zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Barack Obama mbi këtë çështje. Arabia ka dhënë një shumë prej 500 milion dollarësh në Kombet e Bashkuara për të përballuar krizën humanitare në Irak dhe për këtë mori falenderimet e Uashingtonit.

Më shumë se 1 milion irakianë kanë lënë shtëpitë përgjatë rrugës së përshkuar nga ISIS, nga perëndimi në kufi me Sirinë, në Mosul e më pas në Tikrit.

ISIS nuk ka veçse një vit, që mori jetë nga mbetjet e al-Kaedës në Irak, e nisi të vepronte në Siri. Vakumi i krijuar prej luftës civile të vendit ofroi një hapësirë të rehatshme për forcimin e grupit.

Rebelët sirianë fillimisht e pranuan si aleatin e tyre, por shumë shpejt u bë e qartë se nuk ndanin të njëjtat qëllime: ISIS ishte më i interesuar në formimin e një shteti islamik, se sa në rrëzimin e qeverisë siriane, e për ta vënë në jetë planin e tij nuk e kishte problem të vinte në shënjestër kryengritësit e tjerë.

Tensionet kulmuan me një revoltë kundër tij e, në Janar, rebelët e dëbuan nga Aleppo. Nga ky moment nis zhvendosja e tij në Lindje, rrugë përgjatë së cilës sulmohen bazat e kryengritësve e merren në kontroll qytete të vogla si Jarablousi, kufitar me Turqinë, një pikëkalimi strategjike për furnizime.

ISIS ka frymëzuar një gjeneratë të tërë xhihadistësh të përqendrohen tek ideja e një shteti islamik, arritja e të cilit kërkon flijimin e shiitëve, e madje edhe të sunitëve rivalë me ta, siç ishte rasti i kryqëzimit të tetë luftëtarëve rebelë në qendër të Jarablousit, për faktin e thjeshtë se konsideroheshin ca si tepër të moderuar.

Al-Kaeda, predikimet e së cilës janë kundër derdhjes pa shkak të gjakut musliman, i ka ndërprerë lidhjet me organizatën, e dënon taktikat e saj. Edhe pse praktikon një variant të Islamit të shekullit të 7, qasja e tij në raport me publikun është mëse moderne.

Përdor Facebook-un si gjenerator për kërcënimet me vdekje, e Youtube-n dhe Tëitter-in për të postuar pamje e foto të tmerrshme, që të frikësojë armiqtë e vet, siç ishte prerja e dorës së një burri, e përcjellë me video pa censurë.

Tani, ISIS zotohet të marshojë drejt Bagdadit, por marrja dhe vënia nën kontroll e kryeqytetit irakian, me shumicë kryesisht shiite, do të jetë shumë më vështirë se sa avancimi i tij në rajonet sunite, ku pothuajse nuk hasi në rezistencë.

Top Channel