Gjermani, rritet paga minimale për orë

03/07/2014 00:00

Parlamenti gjerman miratoi me shumicë dërrmuese ndryshimet në Kodin e Punës që rrisin pagën minimale në 8.5 dollarë për orë pune duke filluar që nga viti 2015.

Nga 601 deputetë që ndodheshin në seancën e zhvilluar, 535 kanë votuar në favor të ndryshimeve, ndërsa pjesa tjetër kundërshtoi, jo se ishte kundër rritjes së pagës për orë, por sepse rritja i dukej e papërfillshme.

Paga minimale ishte pjesë e bisedimeve të koalicionit të madh mes të djathtëve të drejtuar nga Merkel dhe të majtëve social-demokratë. Këta të fundit kushtëzuan pjesëmarrjen e tyre në qeveri me disa kërkesa  e njëra prej tyre ishte edhe vendosja e pagës minimale për orë në nivelin e 8 eurove.

Top Channel