
Irani furnizon Irakun me avionë ushtarake për t’u mbrojtur nga ofensivat e vazhdueshme të udhëhequra nga grupi ekstremist islamik ISIS.
Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër konfirmoi se seria e dytë e avionëve të ofruar vjen nga Irani. Më parë Rusia ishte ajo e cila dërgoi 5 avionë të tipit ushtarak Irakut për t’i ardhur në ndihmë. Gjithashtu dhe SHBA ka dërguar aeroplanë pa pilotë dhe helikopterë në Irak çka do të thotë se të gjithë këto vende po veprojnë së bashku me Iranin në këtë konflikt.
Siguria e Bagdadit dhe rrethinave të tij përbën shqetësim në rritje dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë e pranojnë se grupi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit është duke paraqitur probleme edhe me vetëm praninë e tij në rajon.
Në një regjistrim audio u shfaq lideri i ISIS Abu Baker al Bagdadi i cili i bënte thirrje të gjithë muslimanëve të bashkohen me kalifatin e vetëshpallur e ju kërkoi luftëtarëve xhihadistë të përshkallëzojnë sulmet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që nisi të shtunën.
Top Channel