Hong Kong, tubim madhështor pro-demokracisë

02/07/2014 00:00

Një tubim madhështor është zhvilluar gjatë ditës së martë në Hong Kong në mbështetje të demokracisë. Protestuesit, të mbledhur në tubimin vjetor, kërkuan liri të plotë zgjedhore.

Organizatorët thanë se 500 mijë persona morën pjesë në këtë tubim, ndërsa autoritetet policore deklaruan se të pranishëm ishin rreth 100 mijë.

Pas një manifestimi paqësor me qindra protestues qëndruan në qendrën e biznesit në qytet. Policia ndërhyri, pasi e cilësojë të paligjshëm këtë grumbullim, duke shpërndarë protestuesit, madje u ndaluan edhe 196 prej tyre.

Pas një marrëveshje mes Britanisë dhe Kinës, në vitin 1997 Hong Kongu i kaloi sërish Kinës dhe u ra dakord që të qeverisej sipas parimit “ një vend dy sisteme”, ku qyteti do të gëzonte një shkallë të lartë të autonomisë, me përjashtim të punëve të jashtme dhe mbrojtjes, për 50 vjet.

Hong Kongu ka sistemin e tij ligjor, ku garantohet liria e fjalës dhe e drejta e tubimit.

Top Channel