Në Maqedoni vazhdon të rritet numri i qytetarëve që ankohen nga diskriminimi në baza etnike dhe politike. Ky konstatim është publikuar në raportin e fundit të Avokatit të Popullit, ku thuhet se vitin e fundit janë rritur ankesat e qytetarëve, të cilët ndjehen të diskriminuar.

Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti duke shpalosur këto të dhënë në Kuvend vuri në dukje nevojën e kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e qytetarëve nga diskriminimi.

“Konstatuam se diskriminimi është prezent në shoqërinë tonë, veçanërisht diskriminimi në baza etnike dhe politike. Qytetarët akoma në mënyrë të pamjaftueshme i identifikojnë mënyrat dhe format e kësaj dukurie si edhe institucionet dhe mekanizmat mbrojtës”, deklaroi Avokati i Popullit në Maqedoni, Ixhet Memeti.

Situata e tillë sipas Mehmetit po reflektohet edhe nëpër shkolla ku janë shënuar incidente ndëretnike mes fëmijëve. Ai bëri thirrje që institucionet të mos anashkalojnë të dhënët shqetësuese dhe të zbatojnë rekomandimet e Avokatit të Popullit.

“Nëse autoritetet nuk reagojnë dhe nuk marrin masa efektive të këtyre problemeve shqetësuese të prezantuara në raport. Konsideroj që të njëjtët do të kontribuojnë për rrezikim edhe më të madh të të drejtave dhe lirive të njeriut në Republikën e Maqedonisë”, u shpreh Mehmeti.

Në raportin e fundit të Avokatit të Popullit thuhet se qytetarët më se shumti ankohen nga organe gjyqësore, ndërsa mes të tjerash evidentohen edhe kushtet e rënda nëpër burgje dhe shkeljet e të drejtave të fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA