
Të paktën 11 persona janë arrestuar nga policia britanike që ka kryer një seri operacionesh në zonën e Mançesterit të Madh, gjatë të cilave ka sekuestruar edhe një sasi droge me vlerë 300 milionë paund.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat britanike, sipas të cilave aksionet janë shtrirë në lokalitetet Altrinçem, Prestuiç, Selford dhe Bolton.
Në pranga kanë përfunduar 8 persona që konsiderohen si furnizues të tregjeve të drogës dhe 3 gra për posedim të narkotikëve të klasit B.
Gjithashtu, një sasi parash të thata dhe sasi e madhe por ende e pacaktuar droge janë sekuestruar gjithashtu, njoftoi policia lokale.
Detektivi Jason Hudson, që drejtoi forcat e rendit në këto operacione, deklaroi se arrestimet u kryen pas një vit hetimesh.
“Ne vazhdojmë t’u dërgojmë një mesazh të fortë personave të tjerë të përfshirë në këtë lloj kriminaliteti se, pas informacioneve të mbledhura do të trokasim në dyert tuaja”, tha kryeinspektor Hudson.
Top Channel