
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko i ka dhënë fund një armëpushimi të njëanshëm me separatistët.
“Ne do të sulmojmë për të liruar tokën tonë”, ka thënë Poroshenko duke shtuar se mundësitë për arritjen e paqes janë shuar për shkak të veprimeve kriminale të separatistëve pro-rusë.
Të dyja palët kanë akuzuar se armëpushimi 10-ditorë është shkelur. Agjencia ukrainase e lajmeve Interfax ka transmetuar se forcat ukrainase kanë nisur menjëherë bombardimet në qytetin e Kramatorsk-ut.
Gjatë së hënës zyra e Presidentit francez Francois Hollande tha se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për të punuar së bashku për të krijuar një armëpushim dypalësh.
Rebelët e armatosur pro-rusë vazhdojnë të kenë nën kontroll ndërtesat kryesore në qytetet lindore. Udhëheqësit separatistë kanë shpallur pavarësinë në Donetsk dhe Luhansk.
Udhëheqësit europian dhe ata të Shteteve të Bashkuara i kanë kërkuar Rusisë të përdorë ndikimin e saj te rebelët për t;i dhënë fund dhunës, në rast të kundër do të ketë sanksione të tjera.
Top Channel