“Do të ruajmë jetën e ushtarëve”/ Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut, Rusia përparon me territore
Me 409 vota pro, eurodeputeti gjerman Martin Schulz është rizgjedhur si Presidenti i Parlamentit Europian.
Schulz, pjesë e së majtës europiane u zgjodh në këtë pozicion si pjesë e një marrëveshjeje mes të majtëve dhe të djathtëve për ndarjen e posteve në BE. Sipas kësaj marrëveshjeje, Schulz qendron në postin e drejtuesit të Parlamentit Europian, ndërsa të majtët do të mbështesin kandidaturën e Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Europian.
Pjesë e marrëveshjes është edhe emri i Ministres së Jashtme italiane, Ema Bonino, e cila pritet të pasojë Catherine Ashton në postin e Përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Schulz do të drejtojë Parlamentin Europian për gjysmën e kohës së mandatit 5-vjeçar, për t’u pasuar më pas nga një kandidaturë e Partive Popullore Europiane. Në tetë vitet e fundit, ky post i PE-së është rregulluar gjithmonë me anë të një marrëveshjeje të tillë mes të majtëve dhe të djathtëve në PE.
Schulz është eurodeputeti i parë, që zgjidhet për një mandat të dytë, në krye të Parlamentit Europian.
Top Channel