Ligji kundër burkas, Strasburgu mbështet Francën

01/07/2014 00:00

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mbështeti vendimin e Francës për ndalimin në publik të veshjeve që mbulojnë plotësisht fytyrën.

Cështja u dërgua në këtë gjykatë nga një 24-vjeçare franceze me arsyetimin se vendimi për të ndaluar burkën në publik shkelte lirinë e besimit dhe të shprehjes.

Ligji francez, i hyrë në fuqi në vitin 2010 nën presidencën Sarkozy përcakton se askush nuk mund të dalë në publik me veshje që mbulojnë fytyrën dhe penalizimi për këtë parashikon një gjobë prej 150 eurosh.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi se ligji jo domosdoshmërisht i referohet kontekstit fetar, por vetëm faktit që ndalohet mbulimi i fytyrës në publik, që luan një rol thelbësor në marrëdhëniet shoqërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB