Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane në Kosovë, Vlora Çitaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetes që ka fituar në zgjedhjet e 8 qershorit.

Top Channel ka mësuar se Çitaku do të shkojë shumë shpejt për të udhëhequr misionin diplomatik të Kosovës në Nju Jork. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar të martën se Çitaku ka hequr dorë nga mandati i deputetes.

Sipas votave të fituara, në vend të Çitakut, pjesë e grupit parlamentar të PDK-së tanimë do të jetë ish-deputetja Ganimete Musliu, e cila ka marrë 5 mijë e 37 vota dhe ishte në listën e pritjes për t’u bërë deputete.

Gjatë mandatit të saj si ministre e Integrimit, Vlora Çitaku ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asoccimit me BE-në dhe në atë që është ende në zhvillim, për liberalizimin e vizave. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA