“Do të ruajmë jetën e ushtarëve”/ Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut, Rusia përparon me territore
Japonia ndërmori të martën një ndër hapat më historik, që prej pacifizmit të saj post-lufte (L.II.B.), duke i dhënë fund kufizimit që mbante ushtrinë jashtë luftimeve përtej kufijve vendas që prej 1945-s, një fitore për kryeministrin Shinzo Abe, por një lëvizje që irriton Kinën dhe shqetëson shumë prej votuesve japonezë.
Ndryshimi, kthesa më dramatike në politikë, që kur Japonia krijoi Forcat e veta të Armatosura pas lufte, 60 vjet më parë, do të zgjerojë mundësitë për ushtrinë japoneze duke i dhënë fund kufizimeve të stërvitjeve “kolektive për vetëmbrojtje”, apo ndihmën ushtarake ndaj një shteti mik e aleat nën agresion.
Kabineti i kryeministrit Abe adoptoi një rezolutë që përshkruante këtë ndryshim, e cila zbut gjithashtu limitet e aktiviteteve në operacionet paqeruajtëse të udhëhequra nga OKB, si dhe incidentet e “zonës gri” shumë pranë një lufte të gjithanshme, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera, për reporterët.
Të detyruara prej kohësh nga Kushtetuta post-lufte, Forcat e Armatosura të Japonisë do të bëhen tashmë më të lidhura me ushtritë e kombeve të avancuara, sa i përket mundësive të tyre, por qeveria do të jetë e kujdesshme në dërgimin e ushtarëve në terren në operacionet multilaterale, si invazioni i udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2003 në Irak.
Abe përsëriti këtë qëndrim gjatë së martës, teksa theksonte se Japonia duhej t’i përgjigjej atmosferës tepër të ashpër të sigurisë.
“Nuk ka asnjë ndryshim në parimet e përgjithshme, ne nuk do të dërgojmë trupa përtej detit”, tha Abe në një konferencë televizive, ku shfaqej një poster i nënave japoneze dhe foshnjave të tyre që i arratiseshin një zone teorikisht në luftë, në një anije amerikane të sulmuar.
Politika e re ka irrituar së tepërmi Kinën gjithnjë e më këmbëngulëse, marrëdhëniet e së cilës me Japoninë janë përkeqësuar për shkak të grindjeve mes Marinave detare, mosbesimit dhe ligjshmërisë së agresioneve ushtarake të Japonisë së dikurshme.
“Kina kundërshton fabrikimin japonez të kërcënimit kinez për të promovuar axhendën politike të brendshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hong Lei, në një konferencë për shtyp në Pekin.
“Ne kërkojmë që Japonia të respektojë shqetësimet e arsyeshme mbi sigurinë e fqinjëve të saj aziatik, si dhe të trajtojë me kujdes çështjet përkatëse”.
Korea e Jugut, që ashtu si Japonia është aleate më SHBA-të, e që sërish ankohet për kolonizimin e gadishullit korean nga Tokio në shekullin e 20, tha se nuk do të pranonte asnjë ndryshim në politikat e Japonisë që do të prekte sigurinë e saj, deri kur të jepej miratimi i saj.
Top Channel