Izraeli: Kurdët të krijojnë shtetin e tyre

01/07/2014 00:00

Kryeministri i Izraelit  deklaron se mbështet aspiratën e kurdëve për pavarësi. Benjamin Netanjahu pretendon se krijimi i shteti kurd do të ndihmojë në formimin e aleancës së pushteteve të moderuara në Lindjen e Mesme.

Kreu i shtetit të Izraelit ka shënjestruar perëndimin, duke thënë se ngjarjet e fundit kanë treguar që strategjia e sigurisë  është tepër e varur nga fuqitë perëndimore. Ai theksoi besimin e fortë te popujt e Lindjes  prandaj tha se është i rëndësishëm  ndërtimi i një ure bashkëpunimi mes tyre.

Në lidhje me çështjen e kurdëve, Netanyahu u shpreh se  ata janë popull luftëtar dhe politikisht të moderuar dhe se kanë provuar të jenë të denjë për krijimin e shtetit.

Popullsia kurde afro 40 milion, historikisht ka qenë e shpërndarë midis veriut të Irakut, Sirisë lindore, Turqisë juglindore, dhe Iranit perëndimor. Por ne secilin nga këto shtete i është mohuar pavarësia, ndërsa vetëm në Irak kanë arritur të kenë autonominë me të madhe pasi  gjuha kurde është pranuar si zyrtare.

Kjo deklarate e Kryeministrit vjen pasi rajoni ndihet i kërcënuar nga avancimi i ISIS,i cili mund të sulmojë edhe Jordaninë ,vendi kufitar që është në interes për t’u zaptuar nga grupi islamik.

Izraeli dhe Jordania kanë marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme dhe kufiri mes dy vendeve ka qene i qetë për shumë vite. Por ngjarjet në muajin e fundit në lidhje me avancimet ISIS-së do të thotë se Izraeli duhet të forcojë mbrojtjen e saj ne kufirin lindor.

Top Channel